Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Media serbe: Haradinaj ka hequr nga programi qeveritar Ushtrinë dhe Trepçën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Lista Srpska qartë është obliguar se do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjuriq, siç përcjell veçernje novosti ka vlerësuar se Lista Srpska tashmë ka bërë hapin e parë dhe ka vepruar ashtu që formimi i Ushtrisë së Kosovës të hiqet nga dokumenti i Qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Haradinaj në këtë moment nuk po e përmend shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri", ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se Lista Srpska në Qeverinë e Kosovës ka hyrë që të ketë disa koncesione dhe nuk është e rastësishme që nga qëllimet programore të kabinetit Haradinaj është hequr çështja e formimit të Ushtrisë si dhe pronësia e Trepçës.