Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar se respekton vendimin e përfaqësuesve serbë që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe se përkundër rrethanave të vështira aktivisht t’i kundërvihen formimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
“Përfaqësuesit serbë tani edhe publikisht do të jenë kundër dhe do të bëjnë ç’ të munden institucionalisht që të mos ndodhë formimi i Ushtrisë. Këtë duhet ta përkrahim”, ka thënë ai për rts.
Ai ka theksuar se Prishtina ka pasur për qëllim t’ua marrë mandatet deputetëve serbë nëse ata mungojnë më shumë se gjashtë muaj.
“Kanë dashur ta shfrytëzojnë mundësinë ligjore që t’iu merren mandatet. Përfaqësuesit serbë po gjenden dhe po gjejnë mënyra për ta penguar Prishtinën që t’i bëjë të pafuqishëm dhe ta pengojnë formimin e Ushtrisë“, ka thënë Gjuriq.
-
Serbia vazhdon përpjekjet kundër Ushtrisë së Kosovës
-
Për Gjuriqin Ushtria e Kosovës është pushtuese e Serbisë, kërcënohet se do të arrestohen pjesëtarët e saj
-
Sipas Gjuriqit, Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan
-
Serbia nuk e pranon formimin e Ushtrisë së “rrejshme” të Kosovës e as ultimatumet, thotë Gjuriqi
-
Gjuriq kërcënon me burgim serbët që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës