Një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të arrihej zgjidhja për çështjen e Kosovës, do të mund të ishte e vetmja dalje nga situata në të cilën janë gjendur Serbia e Kosova pas më shumë se shtatë vjet negociatash me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, shkruan sot gazeta e Beogradit “novosti”.
Sipas këtij mediumi, transmeton Koha.net, pasi në dialogun e Brukselit në horizont nuk po shihet asnjë epilog i pranueshëm për të dy palët, në tavolinën e bisedimeve do të mund të uleshin disa fuqi mëdha në mënyrë që ky proces të përfundojë me marrëveshje.
Ministri në Qeverinë serbe Rasim Lajiq, i cili edhe vjet kishte propozuar konferencë ndërkombëtare, ka thënë për këtë gazetë se edhe më tej mendon se ky takim i vendeve më të rëndësishme të botës është i nevojshëm në fazën finale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Para këtij takimi është i domosdoshëm presioni i balancuar i BE-së dhe i SHBA-ës i cili deri më tash ka qenë i fokusuar kryesisht ndaj Beogradit. Mungesa e vullnetit politik nga ana e Prishtinës kërkon një qasje tjetër të bashkësisë ndërkombëtare e cila duhet të dërgojë mesazh të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje të përhershme e të qëndrueshme nëse njëra palë fiton të gjitha e pala tjetër asgjë. Mendoj se zgjidhja sui generis mund të gjendet në një konferencë të tipit "Dayhon2", ka thënë Lajiq.
Idenë e konferencës ndërkombëtare për Kosovën e ka paraqitur që në vitin 2011 edhe profesori i Dragolub Miçunoviq (DS), përcjell Koha.net, duke menduar se ajo është zgjidhja e vetme për problemin e Kosovës.
Sipas tij, në një takim të tillë duhet të përfaqësohen serbët e shqiptarët si dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe që duhet të qëndrojnë prapa marrëveshjes së arritur.
Edhe Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për KosovënAleksandar Gajiq nga Instituti për studime evropiane thotë se me formatin ku BE-ja është ndërmjetës në dialog, është e qartë se nuk do të arrihet zgjidhja përfundimtare, ndërsa shikuar në planin afatgjatë, është e mundur që kjo çështje të kthehet nën përkujdesjen e KB-së .
“Nuk përjashtohet ndonjë konferencë ndërkombëtare që do të zhvillohej në kuadër të Rezolutës 1244 e që do ta inicionte Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe në të cilën do të merrnin pjesë anëtarët e përhershëm të këtij trupi. SHBA-ja dhe sponsorët tjerë të pavarësisë së Kosovës fillimisht do të ishin kundër kësaj kornize, por nëse vërehet se me ndërmjetësim të BE-së nuk ka rezultate, dhe, nëse ndodh ndërprerja e përkohshme e negociatave, gjë që nuk është dhe jo reale, kjo iniciativë do të tregohej rrugëdalja e vetme”, ka thënë Gajiq.
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor