Beogradi “nuk do të ulet më në tryezë me Prishtinën nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën e paralajmëruar”, shkruan gazeta serbe veçernje novosti.
Në këtë platformë parashihet që bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB, transmeton Koha.net.
LEXO EDHE: Kjo është Platforma shtetërore për finalizimin e dialogut me Serbinë
Gazeta beogradase shkruan se këtë Beogradi do ta trajtojë se ndërprerje e njëanshme e dialogut.
Siç shkruan gazeta, "Beogradi nuk dëshiron të hyjë më thellë në kurthin me të cilin përmes paravanit të dialogut fshihet ulësja në OKB me bekimin e heshtur të ndërmjetësuesve në BE, të cilës asnjëherë s’i kanë dënuar deklaratat e rrezikshme të kabinetit Haradinaj".
-
“Beogradi nuk do të dialogojë me Prishtinën nëse kalon platforma”
-
Drojë për rikthim të mundshëm të tensioneve mes Kosovës e Serbisë
-
Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës
-
Bërnabiq pa përgjigje ndaj Platformës së Kosovës për negociatat me Serbinë
-
“BE nuk e komenton Platformën e Kosovës”