Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e disa palëve në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe kërkon që Kosova të ndërpresë taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që me negociata në dialog të arrihet te marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme ndërmjet dy vendeve, ka deklaruar sot Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Ky ka qenë komenti i vetëm i saj në pyetjen e agjencisë serbe të lajmeve Beta se si e komenton Platformën Kosovës për dialogun me Serbinë.
"Si ndërmjetës, Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e disa palëve në dialog dhe vetëm me bisedime mund të arrihet marrëveshja me interes për qytetarë të Kosovës, të Serbisë e të rajonit”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.
-
Kocijançiç ripërsërit pozicionin e BE-së: Të hiqet taksa, të vazhdojë dialogu
-
Fabrizi: BE-ja nuk i komenton idetë për ndarje të Kosovës
-
BE-ja rikërkon heqjen e taksës për fillimin e dialogut
-
Përplasjet ‘testuese’ të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës
-
Taksa 100% e ka vështirësuar dialogun, thotë Mogherini