Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MeD publikon rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës

Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës, njofton kumtesa nga Ministria e Diasporës, transmeton Koha.net.

Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31.12.2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës do të bëhet më 10 qershor 2017, në orën 14:00 në Prishtinë.