Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më shumë se 200 gra diagnostikohen me kancer të gjirit në 9 muajt e parë të këtij viti

Në 9 muajt e parë të këtij viti, mbi 200 gra janë diagnostikuar për herë të parë me kancer të gjirit.

Sëmundja, sipas onkologëve, po vazhdon të zbulohet në stade të avancuara.

Muaji tetor konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

E përkundër shumë fushatave të bëra nga institucionet publike, ku iu bëhet thirrje të gjitha grave për të kryer falas një mamografi të gjirit, duke parandaluar kështu sëmundjen, shumë prej tyre iu pamundësohet ta bëjnë një të tillë.

Gratë e komunës së Vitisë, gjatë tërë vitit, duhet ta presin muajin tetor për ta kryer këtë analizë.

Mungesa e një mamografi statik ka bërë që vetëm brenda dy ditëve, mbi 200 gra të parashtrojnë kërkesë për të kryer mamografi.

Por, ky mamograf mobil nuk mund ta tejkalojë shifrën e 10 incizimeve brenda një dite.

Edhe Bëhet thirrje për ndërgjegjësim në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit Arbëri Bëhet thirrje për ndërgjegjësim në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit

Shumica e grave, këtë të enjte, po kryenin për herë të parë mamografi të gjirit, derisa thonë se janë të vetëdijshme për rëndësinë e një incizimi të tillë.

botë, çdo vit zbulohen 1 milion gra me kancer të gjirit.

Në Evropë, nga kanceri i gjirit sëmuret çdo e 10-ta grua deri në moshën 75-vjeçare dhe vdesin rreth 70 mijë persona çdo vit.