Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi merr pagë vjetore 14 mijë e 667 euro.
Rrjedhimisht nëse kjo shumë pjesëtohet me 12 muaj del se shefi i AKI-së merr pagë në muaj 1 mijë e 200 euro e disa centë, shkruan KP.
Paga e Gashit të AKI-së bëhet e ditur nga deklarimi zyrtar të pasurisë së tij, ndërsa përveç pagës ai ka deklaruar se ka marrë mëditje nga buxheti i Kosovës në shumën prej 2.953 euro.
Njëjtë sa shefi i AKI-së paguhet edhe gruaja e tij, e cila punon në IQ to link, ku merr pagë vjetore prej 14 mijë e 400 euro.
Por pagë më të madhe se shefi aktual i AKI-së merr paraardhësi i Gashit. Bashkim Smakaj e ka pagën prej 1.760 euro si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.
Me paga të larta paguhen edhe këshilltarët e tjerë të presidentit.
-
Informacioni në kontroll të Thaçit, 2 nga 3 ish-kreyshefët e AKI-së punojnë te presidenti
-
Kërkohet që kreu i ri i AKI-së të mos jetë luajal i politikanëve por i shtetit
-
Hoti ia kërkon dorëheqjen drejtorit të AKI-së
-
Shefi i AKI-së sot raporton para deputetëve
-
Gashi, i afërt me PDK-në, drejtor i AKI-së – Ramadani i AAK-së inspektor i saj