Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me shumë anëtarë e bagëti jetohej në Kullën e Binakajve

Ekzistencën prej rreth 160 vjetësh e dëshmojnë gurët e kësaj kulle. Ajo dikur shërbeu si shtëpia e vetme për jetesën e shumë anëtarëve të familjes Binakaj nga Drenoci i Deçanit.

Duke mos dashur t’ia humbë origjinalitetin e vjetërsinë kullës, Abedin Binakaj kishte rinovuar disa dhoma të shtëpisë ku kishte jetuar dikur.

Divahania apo dhoma e parahyrjes në odën e burrave është njëra ndër to.

Në këtë odë ndër vite janë organizuar ahengjet e familjes. Ndërsa tradita e donte që porta e hyrjes në odë të burrave të ishte e ndarë nga ajo e grave, njësoj sikurse edhe në këtë kullë, raporton KOHA.

Vetëm disa metra larg shtëpisë, fermeri që për të ardhura ka vetëm veprimtarinë blegtorale, 150 krerë dele i lë të lira për kullosje.

Edhe Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin Arbëri 1 muaj më parë Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin

Nëpër rrugicat e Lagjes së Gurit, siç quhet nga banorët e Drenocit të Deçanit, Abedin Binakaj çdo ditë i drejton 150 krerë delesh për në zona kullosjesh.

Ndërsa traditë e familjes së tij prej vjetësh është bërë shkuarja në bjeshkët e Gjeravicës për të qëndruar në stanet e tyre për 4 muaj.