Mëngjesin e sotëm, prej orës 08:00, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë nisur protestën njëorëshe në kërkim të realizimit të të drejtave të tyre.
Para dy ditësh, sindikata e pavarur e këtij aeroporti përmes një konference për media shprehu shqetësimet e tyre për padrejtësitë që po u bëhen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.
Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi deklaroi se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari" është shuar zëri sindikal. Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër.
Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.
Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro.

-
Sindikata e Aeroportit: LIMAK po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro
-
Punëtorët e larguar nga Aeroporti i Prishtinës i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
-
Largohen nga puna 20 punëtorë të Aeroportit të Prishtinës
-
Latifi: Largimi i punëtorëve po bëhet për hakmarrje, rrezikohet siguria e Aeroportit “Adem Jashari”
-
Nga ANP-ja largohen edhe 23 punëtorë, paralajmërohen protesta