Votat kanë arritur e ajo çka mbetet është numërimi.
Krahas qytetarëve të Kosovës, të drejtë vote kanë edhe mërgimtarët, e një mundësi të tillë ata e kanë shfrytëzuar edhe kësaj radhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNazmi Krasniqi, ndonëse jeton në Zvicër, votimin e ka bërë përmes postës, megjithatë, sipas tij, si proces është pak i ndërlikuar.
E Krasniqi thotë se për zgjedhjet lokale interesimi i mërgimtarëve ka rënë, krahasuar me zgjedhjet e shkurtit.
Në të njëjtin shtet jeton edhe Ajet Shala.
E të njëjtin problem po e has edhe ai sa i përket rënies së votuesve nga diaspora.
Opinionin e tij për rëndësinë e zgjedhjeve, Shala e përshkruan si diçka jetike e si obligim për të gjithë.
Ndërkohë një mesazh na vjen edhe nga Gjermania.
Sabi Kaçanolli në këto zgjedhje ka votuar për zgjedhjen e kryetarit në Skenderaj.
Që interesimi ka rënë, këtë na e konfirmon edhe Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ai thotë se për të votuar në zgjedhjet lokale kanë bërë kërkesë 18,852 mërgimtarë, ndërsa zgjedhjet e kaluara 130.168 persona kanë shprehur interes për votim.
E cilëson sfidues votimin nga mërgimi, megjithatë Elezi thotë se KQZ-ja ka ofruar të gjitha kushtet që t’ua lehtësojë procesin votuesve.
Fletëvotimet e mërgimtarëve janë pranuar nga data 15 shtator deri në datën 15 tetor, e fletëvotimet që kanë arritur pas kësaj date nuk do të përfshihen në numërimin e votave.