“Kemi bisedime me AKR-në dhe me subjekte të tjera”, ka thënë lideri i LVV-së Visar Ymeri në Rubikon të KTV-së i pyetur për koalicione parazgjedhore.
Ai theksoi se kanë pasur bisedime me subjekte të cilat nuk janë pjesë e këtij legjislacioni.
“Ne jemi të interesuar por nuk ka qëndrime konkrete, nëse arrijmë marrëveshje do të jetë e orientuar në dobi të Republikës së qytetarëve të cilin do ta prezantojmë para qytetarëve të cilët do ta vlerësojnë nëse është në dobi të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Ymeri thotë të ketë pasur takime përveç me Partinë Socialdemokrate edhe me Alternativën, themelues i secilës është ish deputeti i LVV-së, Ilir Deda.
“Jemi takuar me partinë socialdemokrate të Kosovës, e kam pasur një takim të shkurtër me alternativën, mendoj që Ilir Deda ka ardhur në LVV sepse është pajtuar më LVV-në, ka dalë nga LVV sepse i është dukur që ka një mundësi më të mirë që të realizojë atë qëllim politik, dalja e Ilir Dedës nga LVV ka qenë e rrallë sepse nuk ka dal duke u hidhëruar ne”, ka thënë Ymeri.
-
Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së
-
VV-LDK vazhdojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës
-
Deda thotë se propozimi i Kurtit duhet të pranohet nga LDK-ja
-
LDK-ja ende nuk ka vendosur për koalicion me VV-në
-
Kusari-Lila konfirmon largimin e Dedës nga Alternativa