Janë bërë gati 10 vjet qëkur Komuna e Skenderajt ka filluar projektin për shtrirjen e ujësjellësit në fshatin Polac.
Por tani që ka përfunduar, pothuajse gjysma e fshatit nuk ka ujë. Kjo, për shkak se ujësjellësi rajonal i Mitrovicës nuk ka kapacitet ta furnizojë tërë fshatin, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët në këtë fshat që nga paslufta e kanë shumë të vështirë ta sigurojnë ujin e pijes.
Edhe opozita në këtë qytet akuzon zyrtarët komunalë që kanë shpenzuar miliona euro për këtë projekt dhe që nuk e kanë bërë siç duhet.
Edhe në komunë e pranojnë që kapaciteti i ujit është i pamjaftueshëm, por thonë që po mundohen të gjejnë një zgjidhje.
Polaci nuk është fshati i vetëm që ka mungesë të ujit, në këtë Komunë pothuajse të gjithë fshatrat kanë mungesë të ujit.