Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dhjetë vjet zgjati ndërtimi i ujësjellësit në Polac, tash gjysma e tij është pa ujë

Edhe pse ka rrjet ujësjellësi, gati gjysma e fshatit Polac nuk ka ujë të pijes. Ujësjellësi rajonal i Mitrovicës nuk ka kapacitet ta mbulojë tërë fshatin, ndonëse projekti për shtrirjen e rrjetit kishte për qëllim furnizimin me ujë të pijes edhe disa fshatra përreth.

Janë bërë gati 10 vjet qëkur Komuna e Skenderajt ka filluar projektin për shtrirjen e ujësjellësit në fshatin Polac, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por tani që ka përfunduar, pothuajse gjysma e fshatit nuk ka ujë. Kjo, për shkak se ujësjellësi rajonal i Mitrovicës nuk ka kapacitet ta furnizojë tërë fshatin.

Banorët në këtë fshat që nga paslufta e kanë shumë të vështirë ta sigurojnë ujin e pijes.

Edhe opozita në këtë qytet akuzon zyrtarët komunalë që kanë shpenzuar miliona euro për këtë projekt dhe që nuk e kanë bërë siç duhet.

Edhe në komunë e pranojnë që kapaciteti i ujit është i pamjaftueshëm, por thonë që po mundohen të gjejnë një zgjidhje.

Polaci nuk është fshati i vetëm që ka mungesë të ujit, në këtë Komunë pothuajse të gjithë fshatrat kanë mungesë të ujit.