Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me fushatën “Shijo djathin e vërtetë,100% nga qumështi”, nesër shënohet Dita e Qumështit

Fushata “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Qumështit. Organizatorët theksojnë si qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit vendor 100% nga qumështi

Dita Ndërkombëtare e Qumështit në Kosovë fillon me ceremoninë kryesore, më 1 Qershor, e cila do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Qumështit janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme, Ndër të tjera, qumështoret e Kosovës do t’ua shpërndajnë produktet e qumështit fëmijëve për të festuar edhe Ditën e Fëmijëve.

Aktivitetet do të përcillen edhe me maskotën e fushatës përmes së cilës fëmijët mund të realizojnë foto te ndryshme. Fushata për promovimin e djathit 100% nga qumështi do të vazhdojë me aktivitete tjera për fëmijë edhe pas datës 1 qershor, duke përfshirë vizitat tek prodhuesit vendor të djathit 100% nga qumështi si dhe vizitat nëpër shkolla në 7 rajonet e Kosovës me qëllim të informimit të fëmijëve për dobitë e djathit 100% nga qumështi.