Deputeti i Vetëvendosjes, shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, në debatin që Kuvendi i Kosovës ka hapur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë, ka thënë se në vazhdimësi në këtë proces, delegacioni i Kosovës ka gabuar në shumë pika.
Ndër to e përmendi fusnotën, si njërën prej kompromiseve të dhimbshme të Kosovës në këtë proces.
Por njëri prej gabimeve më trashanike, sipas tij dhe Vetëvendosjes, është ajo e pranimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
“Marrëveshja e parë e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve na ka sjell Zajednicën në Kosovë. Na ka sjell që në hapin e parë marrëveshjen më të dëmshme, të cilën e konstatoi si të tillë edhe Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Konjufca.
E për shkeljen kushtetuese në atë marrëveshje, Konjufca tha se nuk është ndëshkuar askush.
“Logjika juridike nuk është kështu. Për shembull policia kur e zë hajnin që ka vjedh para, edhe ia merr paratë edhe dënohet për veprimin që ka bërë. Kështu do duhej të ndodhte edhe në rastin e shkeljes së Kushtetutës me pranimin e Zajednicës. Nuk ka me shkel Kushtetutën edhe me thënë e na falni, se nuk do ta shkelim më dhe do ta krijojmë një Asociacion pa shkelje të Kushtetutës”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka thënë se me këtë Asociacion, Serbia do krijimin e një autonomie territoriale.
Edhe
Konjufca kritikon QUINT-in për Asociacionin
“Këtë Vetëvendosja e ka paraparë para 13 viteve, dhe kemi shumë protesta, si përpjekje për ta parandaluar”, ka thënë ai.
Sipas Konjufcës, “Kosova ka pranuar që të flasë për të drejtat e Serbisë në Kosovë”.
“Sepse nëse flasim për popullsinë serbe në Kosovë nuk ka asnjë shtet në Evropë që u garanton më shumë të drejta një pakice”, ka thënë ai.
-
Konjufca: Nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, është mirë t'i themi mirupafshim
-
Konjufca: VV s’merr pjesë në projektet që janë në kundërshtim me interesin e vendit
-
Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim
-
Konjufca: BE-ja s’mund t’ia marrë Kosovës të drejtën për draftstatutin veç pse është e fortë