Arbëri

Më 9 shtator mblidhet Parlamenti i ri i Shqipërisë

Presidenti i republikës Ilir Meta ka shpallur datën për mbledhjen e parlamentit të ri. Kreu i shtetit ka dekretuar datën 9 shtator, e cila shënon mbarimin e mandatit te parlamentit aktual per mbledhjen e deputeteve te rinj.

Seanca do te zhvillohet ditën e shtune në orën 10.00, duke i hapur kështu rrugë nisjes së legjislaturës së 9.

Sipas rregullores se parlamenti ne datën 9 shtator e vetmja detyre e deputeteve është ngritja e komisionit për verifikimin e mandateve, i cili ka dy dite afat për të verifikuar mandatet e deputeteve te rinj.

Në seancën pasardhëse, deputetet bëjnë betimin dhe zgjedhin kryetarin e kuvendit, i cili sipas vendimit te maxhorancës do të jetë Gramoz Ruçi.

Ditën e konstituimit te parlamentit, presidenti i republikës Meta dekreton kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramen, i cili rikthehet në parlament për të shpallur programin e qeverisë.

Ne 2013 debati për programin e qeverise Rama ka zgjatur dy ditë, e nëse edhe do të ndiqet i njëjti skenar në 15 shtator, Shqipëria do te ketë në detyrë qeverinë e re.