Me vetëm 21 inspektorë të arsimit do ta nisë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) vlerësimin e performancës së mësimdhënësve në muajin shtator. Për këtë vlerësim MASHT-i thotë të jenë në fazën finale të përgatitjeve, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, e ka pranuar se numri i inspektorëve me të cilët është planifikuar të bëhet vlerësimi është i vogël por, sipas tij, me miratimin e projektligjit për Inspektoratin e Arsimit do të shtohen inspektorët.
Vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet përmes pyetësorëve dhe do të përmbajë 4 komponentë.
“Numri i inspektorëve është i vogël kur e dimë që është një proces që kërkon më shumë, por procesi do të fillojë me inspektorët aktualë që kemi. Përgatitjet për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve janë në fazën finale, dhe planifikohet të fillojë me fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Gashi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MASHT-i rrit numrin e inspektorëve të arsimit që do të merren me vlerësimin e mësimdhënësve
-
MASHT-i synon që më 2018 të nisë vlerësimi i performancës së mësimdhënësve
-
44 inspektorë mbikëqyrin 1,035 shkolla e afro 23 mijë mësimdhënës
-
Vetëm për 216 nga 22 mijë mësues është kryer vlerësimi i performancës
-
Vetëm për 216 nga 22 mijë mësues është kryer vlerësimi i performancës