Seanca për demarkacionin do të mbahet më 20 mars 2018, ditë e martë në orën 16:00.
Kështu ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentari Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Hoti tha se GP i LDK-së shpreson se kjo çështje më në fund do të zgjidhet.
Ndërkaq, Veseli tha se mbledhja e Kryesisë u bë me qëllim të caktimin të datës së kësaj seance, transmeton Koha.net.
“Jam i bindur se bashkërisht do t’ia arrijmë, demarkacioni është në interes të të gjithëve. Besoj se më 20 mars kjo çështje përfundon”, tha ai.
Tutje Veseli tha se kanë konsensus të plotë për ta votuar.
“Sot kemi pas takim edhe me Shefin e GP të LDK-së, Avdullah Hotin, në ndërkohë jemi në kontakt edhe me të gjithë të tjerët”, përfundoi ai.