Arbëri

Më 17 qershor mbahet seanca plenare e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 17 qershor 2021, në orën 10:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, si dhe shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

“Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, si dhe pritet të zgjedhin Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe kryesuesin e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit. Në agjendën e kësaj seance do të jenë edhe dy pika të papërfunduara në seancën e sotme: votimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare dhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.