Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MCC: Është koha për të punuar për efiçiencë të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sektorit të energjisë në Kosovë po i jepet drejtimi i duhur.

Në konferencën me donatorë për subvencionet për efiçiencë të energjisë, ministrja tha se investimet e MCC-së në këtë drejtim janë të mirëseardhura, pasi kanë në fokus sektorin privat dhe konsumin e energjisë nga amvisëria.

Zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Phillips Mandaville, tha se tani në periudhën e krizës globale energjetike është koha e jashtëzakonshme për të punuar për efiçencë të energjisë.

Drejtori për energji në MFK (Millennium Foundation Kosovo), Burim Hashani, tha se objektivat e këtij projekti të MCC-së, janë zvogëlimi i shfrytëzimit të energjisë elektrike, ruajtja e ambientit dhe zvogëlimi i faturave të energjisë. /ksp

Artikuj të ngjashëm