Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë David McAllister ka deklaruar se përshëndet iniciativën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për fillimin e dialogut në Serbi për Kosovën dhe përpjekjet që të gjendet zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë me bazë të qëndrueshme , transmeton Koha.net.
McAllister në intervistën dhënë gazetës së Beogardit ‘blic” ka thënë se Vuçiq në Beograd i kishte treguar pse e kishte nisur iniciativën për dialogun e brendshëm dhe si ai dialog mund të strukturohet.
„Do të doja të inkurajoja shoqërinë serbe, politikanët, përfaqësuesit fetarë, shoqërinë civile, bashkësinë e biznesit ... të hyjnë në dialog dhe të përpiqen të gjejnë atë që mund të jetë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës në bazë të qëndrueshme”, ka thënë zyrtari europian.
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Picula demanton Vuçiqin: S’është e vërtetë që delegacioni i PE-së shkon në Beograd i paftuar
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Sorenseni thekson rëndësinë e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë