Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

McAllister: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë nuk arrihet me forcë

18 shtator – Raporetuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister i ka thënë të përditshmes së Beogradit, “Kurir”, se negociatat e Serbisë për hyrje në Bashkimin Europian kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën, ndërsa procesi do të duhej gradualisht të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që të dy vendet të kenë mundësinë të realizojnë të drejtat e veta dhe të përmbushin përgjegjësitë.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në favor të shtetasve të Serbisë e të Kosovës dhe kjo ka rëndësi thelbësore për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon. Kështu është shprehur McAllister për këtë gazetë, transmeton Koha.net. Ai po ashtu ka përshëndetur nismën e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nisjen e dialogut të brendshëm rreth kësaj çështjeje.

McAllister ka theksuar se normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve nuk do të arrihet asnjëherë me forcë, por vetëm në bazë të pajtimit të të dy palëve, transmeton Koha.net.