Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi bën të ditur se nesër do të mbyllet për qarkullim rruga “Shala e Bajgorës”, nga hekurudha afër urës kryesore mbi lumin Sitnicë e deri te varrezat ortodokse, përkatësisht deri në kyçje në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Mbyllja e rrugës bëhet për shkak të asfaltimit dhe do të zgjasë deri në shtruarjen e gjithë këtij segmenti rrugor.
Drejtuesit e automjeteve për të hyrë në Mitrovicë, mund ta shfrytëzojnë rrugën që kalon nëpër Tunelin e Bairit e që nga magjistralja ndahet në Shupkofc, ndërsa ata që kanë punë në Universitetin “Isa Boletinit”, mund të shfrytëzojnë rrugën që në Shupkofc ndahet nga magjistralja dhe kalon nëpër hyrjen e dytë të kompleksit industrial të Trepçës dhe çon në ndërtesën e Universitetit.
-
Mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër, sot fillon sanimi i tunelit
-
Mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë – Bajgorë
-
Rruga Mitrovicë-Bajgorë mbyllet për qarkullim për shkak të rrëshqitjes së trupit të rrugës
-
Rrëshqitje e madhe gurësh në rrugën Mitrovicë – Podujevë, bllokohet Shala e Bajgorës
-
Rrëshqitje e madhe gurësh në rrugën Mitrovicë – Podujevë, bllokohet Shala e Bajgorës