Agjencia Kundër Korrupsionit ka hetuar një ish-zyrtar të lartë publik për konflikt të mundshëm interesi, ndonëse ky person nuk e ushtronte më funksionin e anëtarit të Bordit në ndërmarrjen publike lokale Stacioni i Autobusëve në Suharekë.
Kjo agjenci, pak ditë më parë, ka marrë vendimin për mbylljen e rastit ndaj Ismail Bytyçit, ish-anëtar i Bordit në këtë ndërmarrje publike lokale, pasi që ka konstatuar se ai nuk bën pjesë më në mesin e zyrtarëve të lartë publikë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Mbyllet rasti për Ismail Bytyçin, ish-anëtar i Bordit në ndërmarrjen publike lokale Stacioni i Autobusëve në Suharekë, për shkak se ai tashmë nuk gjendet në mesin e zyrtarëve të lartë publikë”, shkruan në vendimin e nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rrëzohet “afera e madhe”
-
Mungojnë dokumentet e aplikuesve, anulohet konkursi për anëtarë të Bordit të "Stacionit të Autobusëve”
-
Jep dorëheqje një anëtar i Bordit të RTK-së
-
U. d. i shefit të Policisë Kufitare caktohet zyrtari që akuzohej për korrupsion
-
Shuhet institucioni që po hetonte politikanë të koalicionit qeverisës