Qendra e Studentëve përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se që nga dita e sotme e deri më 27 mars, mensa e studentëve dhe konviktet do të jenë jashtë funksionit.
“Njoftohen studentët banues në konvikte se me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Nr.01/07. Qendra e Studentëve në Prishtinë merr vendim për mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, thuhet se “Mensa do të jetë e mbyllur nga dt.12.03.2020 nga ora 14:00 ndërsa konviktet nga dt. 13.03.2020 deri në ora 14:00, deri më datën 27.03.2020”.