Drejtoria e Arsimit në Shtime në bashkëpunim me drejtuesit e katër shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë vendim që mësimi të zhvillohet nëpërmjet platformës “online”, si pasojë e numrit të madh të infektuarve me COVID-19. Po ashtu, është mbyllur edhe çerdhja publike.
Lulzim Sahiti, drejtor i Arsimit në Shtime, ka njoftuar se janë mbyllur tre shkolla në qytetin e Shtimes dhe shkolla fillore në fshatin Muzeqinë.
“Që nga data 24 janar e deri më tash sipas raporteve të drejtorisë së Arsimit në Shtime janë infektuar me COVID-19 gjithsej 166 nxënës, 55 mësimdhënës dhe 5 punonjës teknik”, ka thënë Sahiti.
Sipas tij, Drejtoria e Arsimit për herë të parë ka organizuar ekipe mobile nëpërmjet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare për t’i testuar nxënësit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla me teste rapide.
“Këto shkolla do të qëndrojnë të mbyllura për dhjetë ditë, ndërkohë do të hapen pasi që këta mësimdhënës dhe këta nxënës ta kalojnë virusin”, shtoi tutje Sahiti.
-
Rikthehen në mësim të rregullt të gjitha shkollat e Shtimes
-
12 shkolla në mësim online në Ferizaj, 517 nxënës e 112 mësimdhënës të infektuar
-
Shqetësuese situata me COVID-19 te nxënësit, 77 shkolla online
-
Afër 400 nxënës të infektuar me COVID-19 në tri komuna
-
Pesë shkolla në Komunën e Vitisë po e zhvillojnë mësimin online