Edhe zyrtarisht janë mbyllur hetimet për kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, raporton KTV.
Policia e Kosovës kishte nisur hetimet menjëherë pas dyshimit, se kryekuvendari, Kadri Veseli kishte shkelur Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, kur kishte vendosur që krye në vete t’i japë 18 mijë euro, nga Buxheti i Kuvendit të Kosovës për shërimin e Xhavit Halitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy fakt kishte rënë në kundërshtim me nenin 15 të rregullores e cila përcakton që Kryesia e Kuvendit vendos për mjetet financiare, për rregullat për akomodimin dhe për pajisjen e deputetëve, të zyrtarëve të administratës, të stafit të anëtarëve të Kryesisë dhe të stafit të grupeve parlamentare.
Për më tepër, Veseli paratë i kishte marrë nga linja buxhetore për subvencione. Por, këtë fund të dhjetorit, Prokuroria Speciale thotë se nuk gjeti fakte për këtë keqpërdorim dhe i mbylli hetimet.
Por, Prokuroria Speciale këtë deklarim e ka dhënë vetëm pas 5 muajve kërkesash të njëpasnjëshme të bëra nga KTV-ja në adresë të tyre.