Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Frashër Krasniqit dhe të tjerëve që atyre t’iu mundësohet pjesëmarrja në fushatë zgjedhore.
Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi janë kandidatë për deputetë nga Vetëvendosje, derisa janë në proces gjyqësor për akuzën e terrorizmit që ka të bëjë me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata në aktvendimin e saj, ka shkruar se pjesëmarrjen në fushatë, nuk e konsideron si nevojë të bazuar në ligj.
“Neni 183, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale ka paraparë qartë që vetëm nevoja e domosdoshme ose përmbushja e ndonjë punë, përbën kusht të mjaftueshëm ligjor për lejimin e të akuzuarve të largohen nga vendi ku mbahet arresti shtëpiak, ndërsa kryetari i trupit gjykues vlerëson se kandidimi për deputet dhe dalja në fushatë zgjedhore, nuk mund të përfshihet në kuadër të nevojës së domosdoshme jetësore”, thuhet në aktvendim.
Avokati Tomë Gashi, që mbron Frashër Krasniqin, tashmë është ankuar në Gjykatën e Apelit kundër këtij aktvendimi të kryetarit të trupit gjykues, Beqir Kalludra.
