Mbrojtja e aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për terrorizëm, ka kërkuar nga Gjykata që t’ua heqë atyre masën e arrestit shtëpiak, në mënyrë që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore, raporton KTV .
Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka treguar se bazuar në Kodin e Procedurës Penale, kërkesa vlen për të gjithë të akuzuarit në këtë rast. Ai ka shtuar se pret që së shpejti gjyqtari të marrë vendim për këtë.
Gjyqtari i njëjtë, Beqir Kalludra, ditë më parë, e pezulloi ekzekutimin e një urdhër-arresti për Albin Kurtin, kandidat i VV-së për kryeministër. Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi janë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, derisa akuzohen nga Prokuroria për sulm ndaj këtij objekti.