Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrojtja: Arrestimi i Krasniqit ishte i panevojshëm, mjaftonte një ftesë

Valon Hasani, avokat i Jakup Krasniqit, që sot u arrestua dhe u transferua për në Hagë pasi ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ka thënë se arrestimi i klientit të tij ishte i panevojshëm.

Sipas Hasanit, Krasniqit i ka mjaftuar vetëm një ftesë që të dorëzohej.

“Do të kundërshtohet urdhërarresti, në koordinim edhe me pjesëtarë të tjerë të mbrojtjes, sepse arrestimi i tij ishte i panevojshëm. Ka mjaftuar vetëm një ftesë, sepse do t’i përgjigjej në çdo kohë”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se pjesëtarët e Speciales që kanë kryer bastisjen në shtëpinë e Krasniqit, nga aty kanë marrë libra të cilat, sipas Hasanit, ishin tashmë të publikuar.

Gjykata Speciale, përmes një komunikate në mbrëmje, ka konfirmuar transferimin e Krasniqit në Hagë.