Njëmbëdhjetë të akuzuarit për krim të organizuar, detyrim dhe zhvatje në rastin e njohur “Apex” kanë insistuar sërish se po gjykohen përmes një aktakuze të ngritur jashtëligjshëm. Ata të mërkurën gjatë elaborimit të kundërshtimeve të aktakuzës në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë thënë se aktakuza kundër tyre është ngritur pas afatit prej dy vjetësh, të paraparë me Kodin e Procedurës Penale, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë arsye i kanë kërkuar gjykatës që ta hedhë poshtë aktakuzën dhe të pushojë ndjekjen penale kundër tyre. Ankesat e të akuzuarve pritet të shqyrtohen ditëve në vijim.
Hetimi në rastin “Apex” ka nisur më 6 mars 2013, kur prokurori i EULEX-it pati lëshuar vendim mbi fillimin e hetimeve. Aktakuza është ngritur më 3 prill 2015, saktësisht 27 ditë pas skadimit të afatit.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Drejt parashkrimit lënda ndaj 27 aktivistëve e ish-aktivistëve të Vetëvendosjes
-
20 muaj pas ngritjes së aktakuzës në rastin “Stenta” asnjë seancë e mbajtur
-
Apeli thotë se ka prova të mjaftueshme për gjykimin e Azem Sylës
-
EULEX-i zvarrit procesin gjyqësor ndaj Azem Sylës dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion
-
Ndryshohet aktgjykimi për 38 të dyshuar për vepra penale