Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhen shtatë komisione parlamentare

Mblidhen shtatë komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen shtatë komisione parlamentare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbledhje do të mbajnë Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie.

Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për integrime evropiane, ku do të raportojë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, transmeton kp.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrsisë, Besim Beqaj do të raportojë para Komisionit për Arsim.

Gjithashtu gjatë ditës mblidhet edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Komisioni për Punë të Jashtme.

Pastaj, Komisioni për Buxhet dhe Financa, si dhe Komisioni për Legjislacion dhe Mandate, ku sërish do të raportojë ministri i Drejtësisë.