Mbi pllakat e shesheve të Prishtinës ka filluar të mbijë barë, në kohë kur ka kufizim të lëvizjeve për shkak të mbylljes së tyre nga komuna.
Sheshet në kryeqytet janë mbyllur më 6 prill, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Një masë të tillë po këtë ditë e patën marrë edhe disa qytete tjera.
Ndalimi i qarkullimit nëpër sheshe po vazhdon ende, ndërkaq kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se nuk ka vatër të epidemisë në kryeqytet duke shtuar se duhen edhe disa ditë që të konsiderohet reklasimi i masave.

Artikuj të ngjashëm