Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot përfaqësues të Amnesty International me seli në Londër, i prirë nga Sian Jones, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në takim u diskutua lidhur me raportin për viktimat e dhunës seksuale, të nxjerrë nga Amnesty International, konkretisht nga hulumtuesit për rajonin e Ballkanit, raport që do të publikohet nesër në Prishtinë.
Reçica njoftoi të pranishmit për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me kompensimin me pensione mujore, si dhe njoftoi për planet e Ministrisë për të angazhuar këtë kategori në masat aktive të tregut të punës, si në trajnime, subvencionim të pagave apo edhe vetëpunësim.
Përfaqësuesit e Amnesty International e përgëzuan ministrin për angazhimin e tij lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme dhe gjithashtu për planet për angazhimin në masat aktive të tregut të punës.
-
Banka Botëror premton mbështetje për MPMS –në
-
Reçica me përfaqësuesit e FMN-së diskuton për veteranët, pensionet, viktimat seksuale e tregun
-
MPMS bashkëpunim me “UN Women” për ngritjen e mirëqenies së gruas
-
Reçica i vendosur për njohjen e stazhit të punës së punonjësve të dëbuar me dhunë nga puna nga regjimi serb
-
Reçica premton rritje të pensioneve bazë për të moshuarit