Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 800 nxënësve e studentëve në komunën e Obiliqit bursa e kompensim shpenzimesh për udhëtime

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri“, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar kontratat me studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2020/21.

Në këtë vit përfitues janë 132 studentë të nivelit bachelor, 8 studentë nivelit master, 2 studentë të studimeve të doktoratës, 71 nxënës të shkollave të mesme dhe mbi 700 përfitues për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimeve, që në total për të gjitha kategoritë përfshihen mbi 800 nxënës dhe studentë. Ndërsa çmimi “Adem Preniqi“, për studenten më të dalluar këtë viti akademik, është përzgjedhur Ermira Hodaj.