Provimin e maturës shtetërore këtë vit e kanë kaluar 73.3 për qind e maturantëve që i janë nënshtruar testit, raporton Koha Ditore.
Burime të gazetës brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kanë thënë për "Kohën Ditore"se testin e maturës nuk e kane kaluar mbi 7 mijë maturant.
Vitin e kaluar kalueshmëria në këtë provim shtetëror ka qenë 83.5 për qind.
Provimi i maturës shtetërore këtë vit është përcjellë me parregullësi që nga dita e parë e testit i cili sikurse në vitet e kaluara është shpërndarë në rrjete sociale.
Rezultatet zyrtare MASHT-i pritet t’i shpallë sot në një konferencë për media.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%
-
Dalin rezultatet e provimit të maturës në afatin e gushtit
-
Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës
-
Dalin rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 66.04 për qind
-
Provimi i Maturës në afatin e gushtit, arritshmëria mesatare 43.2%