Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 5 orë për të dalë nga Kosova prej Merdares

Foto: Koha / ilustrim

Gjatë gjithë ditës së sotme, e gjithashtu ditët e fundit, prej pikës kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova janë dashur me orë të tëra.

Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar, e cila statistikat e fundit i ka publikuar para pak minutash, për të dalë nga Kosova duhen 5 orë e 40 minuta, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: Shtohen pritjet në pikat kufitare, mbi 4 orë për të dalë nga Kosova

Ndërkaq, nga po kjo pikë kufitare për të hyrë në Kosovë duhen 5 deri në 10 minuta.

E prej pikës kufitare Dheu i Bardhë duhen 1 orë për të dalë nga Kosova e deri në 10 minuta për të hyrë.

Ndërkaq prej pikës kufitare Muçibabë duhen 1 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosova e 5 deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

Këtu mund t’i gjeni të gjitha detajet në pikat kufitare

Artikuj të ngjashëm