1 perditesime
14:03

Shtohen pritjet në pikat kufitare, mbi 4 orë për të dalë nga Kosova

Pritjet për të dalë nga Kosova në disa pika kufitare janë shtuar.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kombëtar, në Merdare pritjet janë nga 4 orë deri në 4 orë e 20 minuta për të dalë nga Kosova.

Në Mutivodë pritja është 3 orë për të dalë, pritje të njëjtë ka edhe në Jarinje, transmeton Koha.net.

Ndërkaq në Muçibabë pritjet shkojnë deri në 1 orë.

Pritje nuk ka edhe për të hyrë në Kosovë, maksimumi është 5 deri në 10 minuta në të gjitha pikat.

09:49

Kolona në kufi, rreth tri orë pritje në Merdare

Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare pritjet janë 2 orë deri në 2 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova, transmeton Koha.net.

Në Muçibabë pritja është 1 orë e 10 minuta ndërkaq te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.

Situtatë e njëjtë nuk paraqitet edhe për hyrjet në Kosovë, ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.