Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 21 mijë vaksina të administruara në Kosovë të hënën

Të hënën në Kosovë janë administruar 21.370 vaksina antiCOVID, që është rekord ditor.

Sipas të dhënave në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë në total në Kosovë janë administruar 601.691 vaksina.

Me dy doza të vaksinave janë administruar 213.176 qytetarë, ndërsa me një dozë 175.339 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë të hënën ka njoftuar se do të lejohet vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë edhe për fëmijët mbi 12 vjet. Ata do të vaksinohen me vaksinën Pfizer. Deri më tash ka qenë e lejuar të vaksinohen vetëm personat mbi 18 vjet.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet nga MSH-ja.