Për tri javë rresht, i parkuar në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, mamografi mobil, ka ofruar shërbime falas për femrat e Deçanit mbi 40 vjeçe.
Këto kontrolle janë bërë në kuadër te fushatës për të ndihmuar gratë dhe vajzat në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes kësaj aparature.
Gjinekologu Ahmet Dukaj, ka treguar se interesimi për këtë kontroll mamografik ka qenë bukur i madh.
“Shërbimet mamografike i kanë marrë 210 gra, sa kanë qenë të paraqitura. Nuk i kemi ende të gjitha rezultatet e analizave, por nga ato që i kemi nuk ka pasur një me kancer”, tha Dukaj, duke shtuar se vetëdija e grave të Deçanit për shëndetin e tyre është ngritur shumë.
Artikuj të ngjashëm
-
400 gra bëjnë mamografinë, asnjë me probleme shëndetësore
-
Vonesa në bërjen e mamografisë mobile në Drenas
-
“Trafiku Urban” ofron udhëtim falas për gratë që duan të bëjnë mamografinë
-
Tetori “rozë” e gjen jofunksional mamografin e vetëm mobil
-
Brenda nëntë muajve të këtij viti, 300 gra të moshës mbi 50-vjeçare janë diagnostikuar me kancer të gjirit