16 mijë e 220 kg produkte të ndryshme ushqimore si dhe 42 litra pije me afat të skaduar janë konfiskuar nga inspektorët e komunës së Drenasit.
Drejtoresha e Inspeksionit e kësaj komune, Aurora Berisha, ka deklaruar se malli është konfiskuar nga disa dyqane të qytetit, raporton KTV.
Sipas saj, komuna ka pranuar shumë ankesa nga qytetarët, të cilët janë përballur me produkte me afat të skaduar.
Berisha thotë se ky aksion është ndërmarrë qëllimisht pasi për festat e fundvitit qytetarët janë të prirur të blejnë më shumë produkte ushqimore.
Qytetarët thonë se kanë pasur raste kur pasi i kanë dërguar produktet në shtëpi, e kanë vërejtur se janë me afat të skaduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohen artikuj ushqimorë me afat të skaduar në Drenas
-
Në Drenas asgjësohen 325 kg te artikujve ushqimorë me afat të skaduar
-
Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar
-
Asgjësohen rreth 2000 kg mish pa afat
-
AUV-i gjen produkte ushqimore me afat të skaduar në Prishtinë, inicion rastin