Mbi 12 ton peshq kanë ngordhur ditë më parë në Lumin e Drinit në Prizren.
Peshqit e ngordhur janë hasur nga fshati Muradem deri në fshatin Dobrusht.
Sipas peshkatarëve, ngordhja e peshqve ka ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit të lumenjve të kësaj ane, nga hedhja e mbeturinave të kompanive të ndryshme, që veprojnë në komunën e Prizrenit, raporton KTV.
Ndonëse peshqit e ngordhur nuk ishin më në breg të lumit Drin, aty vëreheshin mbeturinat e tjera.
Bashkim Krasniqi, kryetar i Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, është shprehur i zhgënjyer me institucionet për këtë gjendje.
Në anën tjetër, nga komuna e Prizrenit, përgjegjësinë e hedhin te qytetarët.
Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, ka thënë se përveç pastrimit të lumenjve, nuk kanë kompetenca të tjera lidhur me këtë çështje.
Edhe
Ec Ma Ndryshe: Organet përgjegjëse ta zbardhin rastin e ngordhjes së peshqve në Drinin e Bardhë
Për të parë gjendjen nga afër, në terren, disa ditë më vonë nga ngordhja e peshqve, kanë dalë edhe Inspektorati komunal.
Mirëpo, sipas tyre, nuk është hasur në mbetje të peshqve.
Kohavisioni, lidhur me këtë çështje, ka pyetur edhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.