Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 100 studiues në seminarin e 37 të gjuhës shqipe

Ka nisur punimet seminari i 37-të i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në Universitetin e Prishtinës.

Pjesëmarrës edhe sivjet janë krerë shtetërorë, përfaqësues universitarë albanologë e studentë nga vende të ndryshme, raporton KTV.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla, tha se albanologjia ka luajtur një rol të vyer në konsolidimin e kombit shqiptar.

Investimi në këtë seminar është investim në të ardhmen, ka thënë dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova.

Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, tha se ky seminar është ambasadori i parë dhe më i suksesshëm i Kosovës, pasi që nëpër të kanë kaluar të gjithë studiuesit e albanologjisë, të cilët kanë hapur katedrat e shqipes në vende të shumta në botë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur gatishmëri për mbështetje të seminarit, të cilin e konsideroi dritë të shqipes në botë.

Edhe Seminari – koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të albanologjisë Kulturë 11 muaj më parë Seminari – koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të albanologjisë

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë atëherë Fakultetit Filozofik të UP-së.

Ky seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë, përgjithësisht.