Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbeturinat “mbulojnë” Prishtinën

Me ngritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku që mund të sjellin mbeturinat që hidhen vend e pa vend në Prishtinë.

Qytetarët janë të shqetësuar, kurse zyrtarët komunalë u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm.

Mbeturinat në disa zona të Prishtinës ende janë prezente. E tillë është edhe kjo hapësirë pranë Banesave Sociale të Komunës, që është shndërruar në vend mbeturinash, raportonte mbrëmë transmetuesi publik.

“Këtu pranë banesave social të komunës së Prishtinës nuk është një park qe do mund të çlodheshin banoret e kësaj ane por, në fakt ky vend është shndërruar në një deponi mbeturinash qe po rezulton të jetë e rrezikshme për qytetarët që banojnë këtu``.

Sabri Haliti është njeri prej banoreve I cili thotë se po u rrezikohet shëndeti në mungesë të mirëmbajtës së kësaj zone. Madje shqetësuese për ta janë është prezenca e fëmijëve që luajnë në këtë hapësirë.

Ai apelon qe edhe qytetarët të ndërgjegjësohen dhe mos të hedhin mbeturina pa vend.

Edhe Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina Arbëri 1 muaj më parë Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina

Kurse Habib Qorri nga Komuna e Prishtinës thotë së Kompania Regjionale e Mbeturinave po kryen punën e vet të rregullt por qytetarët duhet te vetëdijesohen të mos hedhin mbeturinat gjithandej.

Sidoqoftë, probleme më mbeturinat përveç kësaj zone ka edhe në vende tjera. Një prej këtyre zonave është edhe kjo lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.