Ushqimi i gatuar nga gratë e Krushës u ofrua sot në Prishtinë, në kuadër të iniciativës solidarizuese për t’i mbështetur gratë sipërmarrëse nga Krusha.
Ky aktivitet promovues u organizua nga Qendra për Art dhe Komunitet “Artpolis”, në kuadër të gjashtëmbëdhjetë ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore. Iniciativa ka ndodhur gjithashtu me komunitetin Miqtë, ndërsa mjetet e gastronomisë janë ndarë nga kompania më e re vendore e gastronomisë FërFër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshqimi tradicional i gatuar nga këto gra u servua në njërin nga lokalet në Prishtinë, derisa paratë e grumbulluara nga shitjet e ushqimit do të jenë kontribut për bizneset e vogla të grave të Krushës.
Për këtë kontribut foli më saktë koordinatorja e organizatës “Artpolis”, Jeta Berisha.
“Fillimisht jemi munduar të gjejmë një lloj komunikimi me gratë e Krushës, duke e ditur situatën në Krushë dhe duke e ditur se sa shumë janë përfshirë këto gra në iniciativat për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme dhe shitjen e tyre në komunitet, ato përveç që ndihmojnë familjet e tyre, i ndihmojnë edhe komunitetit”, ka thënë ajo.
Në fund koordinatorja ndau mjete te gastronomisë si donacion për gratë e Krushës, dhe i inkurajoi ato për punën e tyre.
Përndryshe, organizimi ka vazhduar në Prizren, ku është shfaqur performanca artistike e cila flet për ngacmimet seksuale, si dhe paneli i diskutimit “(Pa)Punësimi i grave të reja dhe dhuna në punë”.
Iniciativa ka ndodhur me komunitetin Miqtë, ndërsa mjetet e gastronomisë janë ndarë nga kompania më e re vendore e gastronomisë FërFër.