Konferenca “Mbështetja e BE-së për prokurimin publik në Kosovë”, që mbahet sot, do të shënojë fundin e mbështetjes katërvjeçare të BE-së për institucionet dhe sistemet e prokurimit publik në Kosovë.
Qëllimi është të paraqitet prokurimi publik si një mekanizëm themelor i vazhdueshëm për ekonominë e Kosovës dhe se si kontributi i BE-së ka ndihmuar në këtë drejtim.
Arritjet e këtij projekti, për kohën sa ka zgjatur, do të prezantohen nga ekipi i projektit dhe autoritetet qendrore të prokurimit publik të Kosovës.
Konferenca do të hapet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesit udhëheqës të autoriteteve kryesore të prokurimit publik në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbahet konferenca “Dita e Konkurrencës” që promovon konkurrencën e ndershme në Kosovë
-
Fillon konferenca për institucionet arsimore të sigurisë publike
-
Më shumë flitet sesa që luftohet korrupsioni
-
Sistemi i prokurimit publik nga sot plotësisht elektronik
-
Shoqëria civile ekspozon projektet e mbështetura nga BE-ja