Autoritetet shqiptare i refuzojnë kërkesën për azil mbështetësit të lëvizjes Gylen, Selami Simsek. Lajmi konfirmohet për News24 dhe BalkanWeb.
Në mars, shtetasi turk, Selami Simsek, i cili u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, fitoi lirinë në Apel. Në momenti që gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë për shkak se ai e kishte përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për sa kohë që tentoi të largohej përmes Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, me vizë false, Simsek pati një ecejake të gjatë dhe në mungesë të transparencës nga autoritetet shqiptare.
Simsek u transferua në qendrën e Kareçit në Vorë në pritje të përgjigjes për azil, por me sa duket tashmë është drejt ekstradimit.
-
“Gylenisti” kërkon azil në Shqipëri
-
Një tjetër shtetas turk del para gjykatës në Shqipëri
-
Turqia kërkon nga Shqipëria gylenistët në këmbim të ndihmave për tërmetin
-
Gylenistët e arrestuar në Tiranë janë pajisur me viza false në Prishtinë
-
Autoritetet në Kosovë mund të përballen sërish me problemin e “gylenistëve”