Për 400 vende të lira në studimet e nivelit master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës testit pranues i janë nënshtruar mbi 1000 studentë.
Studentët shpresojnë të mos ketë manipulime në rezultate dhe se gjithçka të shkojë sipas procedurave të rregullta, raporton KTV.
Dekani i fakultetit ekonomik, But Dedaj, tha se procesi ka ecur në rregull.
Të shtunën, shumica e fakulteteve në UP, kanë mbajtur provim pranues për nivelin master, përveç fakultetit filozofik.
Ne Departamentin e Shkencave Politike, provimi pranues është anuluar për arsye të një gabimi teknik që ka ndodhur në pyetje dhe për këtë, ai do të përsëritet më 2 tetor.
Rezultatet e provimit pranues që u mbajt të shtunën pritet të publikohen më 1, ndërsa parashtrimi i ankesave më 2 dhe 3 tetor.