Në organizim të Lidhjes së shoqatave bletare të Maqedonisë, sot dhe nesër në Strugë do të mbahet Panairi i tretë i mjaltit, ku pritet të marrin pjesë rreth 20 ekspozues nga Shkupi, Shtipi, Radovishi, Koçani, Manastiri, Prilepi, Ohri, Dibra, Vinica, Makedonski Brodi dhe Struga.
Do të ketë edhe mysafirë nga Serbia dhe Shqipëria. Stendat do të vendosen para ndërtesës së Komunës. Qytetarët do të kenë rast që të blejnë mjaltë dhe prodhime të tjera të bletëve drejtpërdrejt nga prodhuesit, ndërsa në disa nga stendat do të shitet edhe mjaltë e certifikuar organike.
Në organizim të Panairit është inkuadruar edhe shoqata “Matica” nga Struga. Pritet që në hapje të kenë fjalim kryetari i komunës Mustafa Zabzun dhe kryetari i “Matica”-s Shefit Shemshedini.
Qëllimi i këtij manifestimi tradicional është që të promovohen prodhimet e bletëve dhe të iniciohet përfaqësim më i madh i bletarisë në Maqedoni.
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Pas dëmeve nga breshri, paralajmërohet “një qendër e paralajmërimit” për bujqit
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët